12 Janar 2025

Valdano: Messi si Maradona, Ronaldo i jashtëzakonshëm

Madrid, 8 tetor - Rrëfim i gjatë i ish drejtorit sportiv të Realit të Madridit, Jorge Valdano, për agjencinë spanjolle të lajmeve EFE, ku foli për protagonistët e momentit në botën e madhe të futbollit dhe konkretisht për Messin, Ronaldon e Mourinhon.

“Messi meriton një kurorë, të njëjtë me të Peles, Maradonës, Di Stefanos dhe Cruyff. Leo është Maradona i ditëve të sotme, shëmbëlltyra e atij që kemi parë në Botërorin e Meksikës.

Messi nuk ka nevojë për Kupën e Botës që të renditet përkrah më të mirëve të historisë, është një lojtar i jashtëzakonshëm”.

Me të njëjtat fjalë Valdano foli edhe për madrilenin Cristiano Ronaldo, rivalin numër një të bashkëkombasit të tij, Leo Messi.

“Ronaldo është shembulli më i mirë që ekziston në botë për profesionalizmin, perfeksionin dhe ambicien. Messi i detyrohet shumë prindërve për talentin e lindur, më shumë se Ronaldo, ndërkohë që portugezi përmirësohet vit pas viti sepse kërkon i vendosur të jetë më i miri dhe punon jashtëzakonisht shumë për të arritur atë që do”.

Ish drejtuesi i Los Blancos tha se me këto parametra që ka Ronaldo, duke shënuar mesatarisht 70 gola në vit për klubin e tij, rival mund të ketë vetëm legjendarin Di Stefano dhe ndoshta ikonën Raul në disa aspekte. Valdano nuk e ka harruar ende lamtumirën e detyruar në fund të sezonit të parë të Mourinhos te Reali dhe nuk lë rast pa hedhur thumba drejt portugezit, teksa pyetet për aventurën e teknikut në Spanjë.

“Drejtuesit që kërkojnë pushtet më shumë seç duhet, janë efektivë për një kohë të shkurtër dhe rasti më i mirë për të qënë konkret është Mourinho”.

Valdano më tej siguroi se Reali i Ancelottit do të ketë karakterin e duhur me kalimin e kohës dhe në skuadër sipas tij ka ende lojtarë të mëdhenj, pavarësisht largimit të Ozil.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)