United, super-kontratë për Toni Kroos
Manchester, 24 shkurt - Pas blerjes së Juan Mata dhe rinovimit të Wayne Rooney, Manchester United do ti përqëndrojë të gjitha bateritë e tij te mesfushori i Bayern Munchen, Toni Kroos.
Marrdhëniet e krisura midis mesfushorit gjerman dhe teknikut Pep Guardiola kanë bërë që Kroos të mendojnë largimin nga \"Allianz Arena\", dhe nëse kjo ndodh Manchester United do të ishte mundësia më e mirë për të dhe jo vetëm në aspektin futbollistik por edhe atë ekonomik
\"Djajtë e Kuq\" i kanë ofruar gjermanit një kontratë me terma ekonomikë tre herë më të lartë, sesa ai që përfiton aktualisht te Bayerni. Nëse nënshkruan me Manchester United mesfushori 24-vjeçar do të përfitojë 250 mijë paundë në javë dhe do të bëhet kështu futbollisti i dytë më i paguar i klubit anglez pas Wayne Rooney, i cili nga kontrata e re do të përfitojë 300 mijë paundë në javë.
Megjithatë për të marrë shërbimet e Kroos, Manchester United duhet të bindë Bayernin, drejtuesit e të ciilit po bëjnë çmos për ti rinovuar kontratën që i skadon në vitin 2015 mesfushorit të tyre