United pranë marrëveshjes rekorde me Nike
Manchester, 10 mars - Manchester Unitedi pritet të zyrtarizojë një marrëveshje rekorde për veshje sportive në vlerë prej 600 milionë funte appo 723.5 milionë euro, përcjell \"Sunday Mirror\".
Skuadra kampione e Premier Leagues me këtë marrëveshje do të vërtetojë se është një prej markave më të mëdha në botë, duke vazhduar marrëveshjen me kompaninë e njohur të pajisjeve sportive Nike.
Unitedi me marrëveshjen e re dhjetëvjeçare do të marrë nga 60 milionë funte në vit (72.3 milionë euro). Kjo është dyfish më e madhe se marrëveshja për fanella që ka Real Madridi me Adidasin.