United pranë marrëveshjes për transferimin e Gundogan
Manchester, 25 prill - Manchester United është pranë arritjes së një marrëveshje me Borussia Dortmund për transferimin e mesfushorit Ilkay Gundogan për një shumë prej rreth 21.5 milionë paund, shkruajnë mediat angleze.
Kontrata e 24-vjeçarit me Dortmundin përfundon në 2016-ën dhe gjermanëve nëse nuk kanë ndërmend të rinovojnë, çka duket e tejet e vështirë, i duhet ta shesin në merkaton e verës pasi në fund të sezonit të ardhshëm ai do të jetë një lojtarë i lirë.
Për mesfushorin janë interesuar edhe Manchester City dhe Arsenal, por tashmë ai duket më afër se kurrë me United.
Gundogan e filloi karrierën e tij me Bochum, më pas kaloi te Nurembergu, ndërsa në maj të 2011-ës nënshkroi me Dortmundin, me të cilin arriti deri në finale të Champions League në sezonin 2012-2013. Ai shënoi edhe një gol nga pika e penalltisë në finalen, e cila u fitua 2-1 nga Bajerni.