United ofron 60 mijë funtash në javë për Januzajn
Manchester, 7 tetor - Manchester United ka bërë ofertën e parë zyrtare për superyllin tonë me pasaportë belge, istogasin Adnan Januzaj.
Pas shkëlqimit të tij në përballjen që patën Djajtë e Kuq ndaj Sunderland, ku i siguroi fitoren me dy supergola,kanë bindur më në fund zyrtarët e klubit që ti bëjnë ofertën e tyre zyrtare për rinovimin e kontratës, e që siç bëjnë të ditur mediat angleze, ajo është prej 60 mijë funtash në javë.
18 vjeçari produkt i akademisë së Anderlechtit dhe i rritur nga Feguson, kontrata aktuale i përfundon pas tetë muajsh, por shumë klube janë të mirënjohura janë të interesuara të kenë shërbimet e tij.
Për Januzajn fjalë lavdi kanë thurur edhe bashkëlojtarët e tij e veçanërisht ëayne Rooney duke e cilësuar si një mjeshtër të topit edhe pse i ri ai ka aftësi të mëdha, ku shumë lojtarë të rinj sikurse ai janë shumë të ndrojtur ai luan sikur të ishte shumë i pjekur dhe ka mjaft vetëbesim në vetveten që e bën të veçantë.