United konfirmon largimin e Falcaos
Manchester, 24 maj - Manchester United ka konfirmuar se Radamel Falcao nuk do të mbetet në Old Trafford.
Kolumbiani ishte huazuar nga Monaco gjatë sezonit me mundësi të blerjes në afatin kalimtar të verës, por kjo duket se nuk do të përdoret nga Djajtë e kuq.
Lajmin e ka konfirmuar trajneri, Louis van Gaal për televizionin e klubit MUTV.
Falcao është lojtar profesionist dhe njeri shumë i mirë. Në emër timin dhe të gjithëve në klub i dëshiroj më të mirën në të ardhmen, ka thënë holandezi.