United i ka në dispozicion 200 milionë për përforcime
Manchester, 31 mars - Gazeta londineze Telegraph raporton se United tashmë i ka 100 milionë funte në dispozicion, plus 100 milionë funte të tjera vitin e ardhshëm.
Kjo do të thotë se ai mund ti harxhojë 200 milionë funte në përforcime, duke qenë se gjysma e tyre mund të paguhen në fillim dhe gjysma më vonë.
Përveç kësaj, drejtuesit e klubit do tia lënë atij në dispozicion edhe paratë të cilat klubi do ti përfitojë nga shitjet gjatë kësaj vere.
United beson se duke mos luajtur në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, do të ketë më shumë shanse për ta fituar Ligën Premier sërish.
Klubi po ashtu kërkon të fitojë edhe Ligën e Kampionëve brenda pesë viteve të ardhshme.