United i interesuar për Neymar
Manchester, 25 shtator - Interesi i Manchester United ndaj Neymar ishte real. Këtë e ka konfirmuar vetë sulmuesi i Barcelonës në një intervistë për ESPN Brasil, duke bërë të ditur se kishte zhvilluar bisedime me drejtuesit e klubit anglez, por pa marrë ndonjë ofertë konkrete prej tyre.
Kam pasur bisedime me Manchester United. Zërat për interesin e kësaj skuadre kanë ekzistuar, por nuk pati asgjë konkrete, tha sulmuesi brazilian.
Më tej, Neymar e përqendroi vëmendjen e intervistës te pritshmëritë ndaj tij për sezonin 2015-2016, ndërkohë që foli edhe për Topin e Artë.
Shpresoj që edhe ky sezon të jetë shumë i mirë për ne. Dua të vazhdoj punën së bashku me shokët e mi të skuadrës dhe të vazhdojmë të fitojmë trofe. Përsa i përket Topit të Artë, shpresoj që këtë vit të jem mes 3 finalistëve, u shpreh Neymar.