United gati të ofroj 55 milion euro për Fabregas
Manchester, 5 maj - Manchester United i rikthehen pistës Cesc Fabregas, madje sipas mediave angleze, janë gati të paguajnë 55 milionë Euro në merkaton e verës për shërbimet e 27-vjeçarit, për të cilin janë interesuar prej dy vitesh.
Gjithsesi, lëvizjet e fundit për Fabregas lidhen edhe me ndryshimet në pankine. Pas largimit të Moyes drejtimin e United e ka marrë Rayan Giggs, por raportimet e fundit që vijnë në Anglia sigurojnë se pas Kupës së Botës drejtimin e skuadrës do ta marrë Luis Van Gal.
Vetëm pasi të zyrtarizohet holandezi, drejtuesit e Unitet do të hidhën në sulmin përfundimtar për mesfushorin e Barcelonës, me skuadrën katalanase që ka nevojë për ndryshime të mëdha pas dështimit për të fituar trofe në këtë sezon.
Fabregas është një nga ata që ka marrë kritika dhe nuk parapëlqehet nga tifozët për të luajtur titullar, ndaj nuk do të mendohej dy herë nëse I ofrojnë një kontratë të majme në Angli.
Nëse arrihet marrëveshja, Fabregas pritet të përfitojë 12.5 milionë Euro në sezon, shumë të cilës ish-mesfushori I Arsenalit vështirë se do ti rezistojë.