United është shumë pranë Arda Turanit
Manchester, 25 qershor - Manchester United ka ofruar 39 milionë euro për mesfushorin e Atletico Madridit, Arda Turan, i cili ka shprehur dëshirën për tu larguar nga Spanja dhe për kaluar në Angli.
Klauzola e Turanit është 40 milionë euro, ndërsa Gazzetta dello Sport shkruan se Louis van Gaal ka bërë gati 39 milionë euro për përfaqësuesin turk.
Milan dhe PSG po ashtu janë të interesuara për Turanin, por dëshira e lojtarit është që të luaj në Premierligë dhe te një skuadër që luan në Ligën e Kampionëve.