UEFA, të enjten diskuton për anëtarësimin e Kosovës
Gjenevë, 15 shtator - Një lajm shumë i rëndësishëm për futbollin e Kosovës vjen nga UEFA. Kërkesa e Federatës së Futbollit të Kosovës për tu pranuar në institucionin më të lartë europian do të diskutohet në mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv që do të mbahet të enjten në Maltë.
Nëse qeveria e futbollit europian pranon kërkesën e Kosovës, atëherë Kongresi i UEFA-s, që pritet të mbahet në mars të vitit të ardhshëm në Hungari, mund ta bëjë Kosovën anëtaren e 55 të UEFA-s.
Lajmi për përfshirjen e Kosovës në agjendën e takimit të Komitetit Ekzekutiv është konfirmuar edhe nga sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Gianni Infantino.
Kryetari dhe sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Fadil Vokrri dhe Eroll Salihu do të udhëtojnë drejt Maltës për të qenë të pranishëm në takimin ku do të diskutohet pranimi i Kosovës në UEFA.
Nëse gjithçka shkon sipas parashkikimeve, Kosova mund të marrë pjesë në kualifikueset e Botërorit 2018 që do të nisin në