UEFA i jep Shqipërisë fitoren 3:0 ndaj Shqipërisë
Gjenevë, 24 tetor - Institucioni më i lartë i futbollit evropian, UEFA, ka vendosur ti dhurojë Serbisë fitoren 3-0 për ndeshjen e ndërprerë ndaj Shqipërisë, raportojnë mediat nga Shqipëria.
Vendimi i Komisionit Disiplinor dhe të Etikës në UEFA për ndeshjen e ndërprerë në minutën e 41-të më 14 tetor në Beograd për eliminatoret e Kampionatit Evropian Francë 2016, u morr qysh dje, por u dha vetëm sot në mëngjes.
Kështu Shqipëria ka marrë përgjigjen më pak të pritur nga UEFA, duke humbur ndeshjen 3-0 në tavolinë ndaj Serbisë. Por edhe pse iu dhurua fitorja, Serbia nuk do të përfitojë pikë, pasi si ndëshkim asaj do ti hiqen 3 pikë.
Sipas vendimit të shpallur mëngjesin e sotëm, Komisioni Disiplinor ka ndëshkuar me 100 mijë euro gjobë të dyja federatat ballkanike, ndërkohë që kombëtarja e Dick Advokaatit do të luajë dy ndeshje pa tifozë.
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar pas këtij vendimi se do t\'i drejtohet Komisionit të Apelit për vendimin e UEFA-s.
Pala serbe akuzohej në këtë çështje për disa pika, duke filluar nga dështimi i masave organizative, te hyrja e tifozëve në fushë, goditja e lojtarëve të skuadrës së Shqipërisë dhe koret raciste.
Ndërsa pala shqiptare akuzohej për refuzim të futjes në lojë pas ndërprerjes së ndeshjes dhe hyrjen e dronit me banderolën me simbolet shqiptare.