10 Janar 2025

UEFA heton Interin, Romën dhe Liverpulin

Gjenevë, 24 shtator - UEFA pritet të njoftojë të enjten nisjen e një hetimi për shkelje të rregullave financiarë, njohur si FFP ose “Financial Fair Play”.

Lajmi është njoftuar nga e përditëshmja britanike “The Guardian” e cila citon burime nga qeveria e futbollit europian.

Në artikull thuhet se mes klubeve të cilat do t’u kërkohen më shumë të dhëna mbi të ardhurat financiare janë Liverpul, Roma, Monako dhe Interi.

Të gjitha këto klube nuk morën pjesë në kompeticionet europiane vitin e kaluar, kur hyri për herë të parë në fuqi ky rregull. Këtë sezon atyre do t’u kërkohen më shumë detaje financiare për të dorëzuar në atë që njihet si Trupa e Kontrollit Financiar të Klubeve e ngritur nga UEFA për zbatimin e FFP-së.

“The Guardian” shkruan se në rast se vërehen shkelje UEFA mund të ndëshkojë këto klube duke mos u transferuar fitimet e përftuara nga pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve dhe në atë të Europës. / Top Channel 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)