Turqia i kushton rëndësi ndeshjes me Kosovën
Ankara, 20 maj - Turqia e ka marrë seriozisht ndeshjen me Kosovën që të mërkurën (21 maj) zhvillohet në stadiumin olimpik Adem Jashari në Mitrovicë.
Këtë sfidë do ta transmetoj drejtpërdrejt televizioni i njohur turk, Show. Në promon e përgatitur nga ky televizion janë përfshirë pamje të Prishtinës dhe Prizrenit, si dhe flamuj të Kosovës dhe Turqisë.