Turan largohet nga Atletico Madrid
Madrid, 4 shkurt - Mesfushori Arda Turan do të largohet nga skuadra e Atletico Madridit në fund të këtij edicioni.
Lajmi është bërë i ditur nga gazeta turke \"Hurriyet\".
Mësohet se Turan 28-vjeçar, pritet që karrierën ta vazhdojë në Premier League, Bundesligë apo Serie A për shkak se skuadrat e interesuara për shërbimet e tij, janë Manchester United, Inter, Roma, Liverpool, Arsenal e Borussia Dortmund.
Turan ka një klauzolë lirimi prej 41 milionë eurosh, por krerët e Atleticos do ta lirojnë atë për një dëmshpërblim prej 30 milionë eurosh, transmeton koha.net.
Turan në verën e vitit 2011 u transferua te Atletico nga Galatasaray për 15 milionë euro dhe është idhull në mesin e tifozëve spanjoll.
Ai me Atleticon ka kontratë deri në vitin 2017.