Trezeguet tek Interi

Milano, 2 dhjetor - Sulmuesi i Herculesit, francezi David Trezeguet, mund të kthehet në Serie A te skuadra e Interit gjatë këtij dimri, shkruan të martën gazeta spanjolle \"Marca\". 
Trezeguet para fillimit të këtij edicioni u transferua në Spanjë te Herculesi nga skuadra e Juventusit. 
\"Kohët e fundit jemi në kontakte të vazhdueshme me Interin dhe do të shohim si do të shkojnë punët në ditët e ardhshme\", ka thënë agjenti i Trezeguetit, Antonio Caliendo. 
Krahas Interit për francezin interesim ka treguar edhe Milani.
 















