11 Janar 2025

Trajneri i Greqisë në Botëror dënohet 8 ndeshje

Gjenevë, 5 gusht - Portugezi Fernando Santos, i cili ishte trajner i Greqisë në Kampionatin Botëror “Brazil 2014” është dënuar 8 ndeshje nga organi disiplinor i FIFA-s, pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Kosta Rikës në 1/16-at.

Në një deklarate të FIFA-s, të bërë publike gjatë ditës së hënë, thuhej se Santos është dënuar me 8 ndeshje pas disa akteve anti sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Portugezi u largua menjëherë nga drejtimi i grekëve pas përfundimit të Botërorit, pasi aty mbyllej edhe kontrata e tij. Ai u zëvendësua në këtë post nga italiani Claudio Ranieri. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)