Toure shkon në Brazil
Rio de Zhanerio, 2 qershor - Kolo Toure do të jetë pjesë e skuadrës së Bregut të Fildishtë në Kampionatin Botëror, edhe pse është infektuar me malaria gjatë përgatitjeve për në Brazil.
Përzgjedhësi Sabri Sabri Lamouchi e ka përfshirë mbrojtësin e Liverpoolit në ekipin final prej 23 lojtarësh.
Lojtarët që u larguan nga skuadra paraprake, janë sulmuesit Seydou Doumbia dhe Lacina Traore, mbrojtësit Benjamin Angoua dhe Brice Dja Djedje, dhe portieri Badra Ali.
Skuadra e plotë
Portierë: Boubacar Barry (Lokeren), Sylvain Gbohouo (Sewe Sport), Sayouba Mande (Stabaek).
Mbrojtës: Jean-Daniel Akpa-Akpro (Toulouse), Serge Aurier (Toulouse), Souleyman Bamba (Trabzonspor), Arthur Boka (Stuttgart), Kolo Toure (Liverpool), Didier Zokora (Trabzonspor), Ousman Vieira (Caykur Rizespor).
Mesfushorë: Mathis Bolly (Fortuna Dusseldorf), Constant Djakpa (Eintracht Frankfurt), Ismael Diomande (Saint-Etienne), Max-Alain Gradel (Saint-Etienne), Cheick Tiote (Newcastle United), Yaya Toure (Manchester City), Geoffroy Serey Die (Basel), Didier Ya Konan (Hannover 96).
Sulmues: Wilfried Bony (Swansea), Didier Drogba (Galatasaray), Gervinho (Roma), Salomon Kalou (Lille), Giovanni Sio (Basel).