Toure largohet nga City
Manchester, 8 maj - Futbollisti i spikatur Yaya Toure pritet të largohet në verë nga Manchester City, njoftojnë mediet në ishull.
Ish-anëtari i Barcelonës do të largohet 90% nga City për tu transferuar në Inter.
Lajmin për largimin e Toures e ka dhënë edhe agjenti i tij, Dmitri Seluk. Jemi ne pritje të përfundimit të sezonit, por 90% Toure do të largohet nga Manchester City, tha ai.
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë pëlqehet shumë nga trajneri i Interit, Roberto Mancini. Ofertat për të nuk mungojnë edhe nga skuadrat tjera, por Interi duket e ardhmja e tij.