Totti lojtari më i vjetër që ka shënuar ndonjëherë në Champions
Romë, 1 tetor - Roma arriti të merrte një barazim 1-1 në Angli ndaj Manchester City-t dhe autor i golit për italianët ishte Francesco Totti.
Në moshën 38 vjeç e 3 ditë, Totti u bë lojtari më i vjetër që ka shënuar ndonjëherë në Champions.
Kapiteni legjendar i ekipit të Romës me golin e realizuar kaloi Ryan Giggs, i cili mbante këtë rekord, pasi kishte shënuar në këtë kompeticion në moshën 37 vjeç e 9 muaj në vitin 2001 me Manchester United.
Në listën e lojtarëve më të vjetër që kanë shënuar në Champions janë edhe Zaneti dhe trajneri aktual i Milanit, Inzaghi, të cilët gjenden përkatësisht në vend të tretë e të katërt.