Tottenham shkarkon menaxherin Tim Sherwood
Londër, 14 maj - Ish-mesfushorit të Tottenhamit i ishte dhënë një kontratë 18-muajshe kur e zëvendësoi Andre Villas-Boas në dhjetor, por presidenti i klubit e ka shfrytëzuar klauzolën e përfshirë në kontratë për shkëputje të bashkëpunimit në fund të sezonit.
Presidenti Daniel Levy në një deklaratë për shtyp tha: Ne e caktuam Timin në gjysmë të sezonit si një person i cili i njihte lojtarët dhe klubin.
Ne u morrëm vesh për një kontratë 18-muajshe me një klauzolë të shkëputjes së bashkëpunimit në fund të sezonit dhe ne e kemi shfrytëzuar këtë opsion.
Më tej presidenti e ka falenderuar menaxherin për punën e bërë në klub dhe i ka uruar fat në karrierën e tij të mëtutjeshme.