12 Janar 2025

Topi i Artë mes Ribery dhe CR7-ës

Paris, 10 shtator - Zinedine Zidane thotë se do të donte të shihte Cristiano Ronaldon apo bashkatdhetarin e tij, Franck Ribery, duke marrë "Topin e Artë" këtë vit.

Francezi i Bayern Munchen u kurorëzua nga UEFA si lojtari më i mirë i sezonit të shkuar, duke qenë pjesë thelbësore e suksesit të trefishtë të bavarezëve.

Zidane beson se 30-vjeçari e meriton çmimin prestigjioz individual për vitin 2013 së bashku me yllin e Real Madrid, Cristiano Ronaldo, para mbajtësit aktual dhe katër herë radhazi fitues, Lionel Messi.

"Unë shpresoj se do të jetë njëri nga ata të dy, që do ta fitojë "Topin e Artë". Të dy e meritojnë këtë çmim me të vërtetë. Nëse do të jepeshin dy “Topa të Artë”, unë do t’jua jepja nga një secilit. Ashtu siç është, vetëm një, unë nuk e vendos dot se cili e meriton më shumë!", deklaroi Drejtori Sportiv i Real Madrid në programin televiziv "Canal Football Club". 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)