10 Janar 2025

Tifozët Kuq e Zi protestojnë para selisë së UEFA

Nyon, 2 nëntor - Sot para selisë së UEFA në Nyon të Zvicrës do të mbahet protestë e organizuar nga \"Tifozët Kuq e Zi\".

Në këtë protestë do të marrin pjesë edhe organizatat e diasporës në shenjë pakënaqësie kundër vendimit të UEFA-s, e cila vendosi t’ia japë fitoren Serbisë në tavolinë ndaj Shqipërisë.

“Tifozët Kuqezi në Zvicër ftojnë të gjithë anëtaret, sportdashësit, median dhe shqiptaret kudo ndodhen për protestën që do të zhvillohet përpara selisë së UEFA-s. Të protestojmë kundër vendimit të UEFA-s në lidhje me episodin e ndeshjes Serbi – Shqipëri.\"

\"Të protestojmë në mënyrë paqësore para këtij institucioni, që me vendimin e tij na diskriminon dhe na penalizon padrejtësisht. Të protestojmë kundër vendimit që favorizoi dhunën dhe racizmin e shprehur në Beograd”, thuhet në njoftimin e “Tifozave Kuq e Zi”.

Protesta mbahet në ora 14:00, para selisë së UEFA-së. “Protesta është e lejuar nga policia e Kantonit Vaud, gjegjësisht qytetit ku do të mbahet, Nyonit”, shkruan “albinfo.ch”. Krahas Nyonit, protestë do të ketë edhe në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagë.

Një ditë pas vendimit të UEFA-s më 24 tetor, të nesërmen shqiptarët e Zvicrës protestuan në vendin e njëjtë. Qindra sosh, me flamuj dhe pankarta kundër UEFA-s, protestuan për më se një orë. Në fund, ata lanë në derë të hyrjes së selisë së shtëpisë së futbollit evropian, një kurorë me mbishkrimin “R.I.P. UEFA” (U prefsh në paqe UEFA)”.

Federata Shqiptare e Futbollit është ankuar në vendimin e organeve disiplinore të UEFA-s, dhe vendimin do ta japë në fund të këtij muaji. FSHF kërkon fitore 3:0 në tavolinë, për takimin e ndërprerë shkaku i dhunës së tifozëve të ushtruar ndaj lojtarëve shqiptarë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)