Tifozët e Borusias duan Xherdan Shaqirin
Dortmund, 21 dhjetor - Xherdan Shaqiri është kthyer në një çështje te Bajern Mynihut.
Futbollisti me origjinë kosovare prej kohësh ka shprehur dëshirën për tu larguar nga kampionët e Gjermanisë, por drejtuesit e Bajernit kërkojnë të paktën 12 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin 23-vjeçar.
Skuadrat që kanë shfaqur interes për të marrë shërbimet e Shaqirit janë të shumta edhe pse tifozët zviceranë duan ta shohin atë te Borusia e Dortmundit.
Në një sondazh të realizuar nga e përditshmja zvicerane Blick, ku kanë votuar 65 mijë persona, pjesa më e madhe e tyre kanë shprehur bindjen se ekipi i ardhshëm i Xherdan Shaqirit duhet të jetë Dortmundi. 33,6% e personave që kanë marrë pjesë në këtë sondazh dëshirojnë ta shohin ish-lojtarin e Bazelit të mbajë veshur fanellën verdhezi të Borusias.