Tifozët e Arsenalit e djegin fanellën e Fabregas
Londër, 13 qershor - Cesc Fabregas tek Chelsea i Mourinhos si duket i ka nervozuar shumë disa tifozë të Arsenalit, të cilët e kanë djegur një fanellë të vjetër të mesfushorit spanjoll.
Shumë tifozë të Arsenalit ndihen të tradhtuar nga lojtari spanjoll. Në vitin 2011, Fabregas e shprehi dashurinë e madhe për Topçinjtë në momentin kur u konfirmua transferimi i tij tek Barcelona, duke i thënë këto fjalë: Nëse njëherë dikush bëhet Gunner, gjithmonë do të jetë Gunner.
Në letrën përshëndetëse për tifozët e Barcelonës, të cilën e shkroi sot, Fabregas tha: Të gjithë e dini se Arsenali e kishte mundësinë të më blejë mua, por ata vendosën që të mos e bëjnë këtë, kështu që fati i kryqëzoi rrugët tona përsëri. Iu uroj atyre gjithë të mirat në të ardhmen.
Chelsea i Roman Abramovich së fundmi pagoi 33 milionë euro plus bonuse për transferimin e ish-mesfushorit të Barcelonës, i cili do ta mbajë fanellën me numrin 4 për pesë sezonet e ardhshme.
Cfarë mendoni ju lexues të nderuar, a e tradhtoi Fabregas ish-skuadrën e tij apo jo? Na shkruani mendimet tuaja në hapësirën për komente