Thomas Muller i pakënaqur si zëvendësues
Munich, 20 shkurt - Thomas Muller i pakënaqur si zëvendësues Thomas Muller thotë se ai nuk është i lumtur që qëndron në karrigen e rezervave te Bayern Munich.
Mesfushori gjerman u inkuadrua si zëvendësues në takimin e mbrëmshëm ndaj Arsenalit dhe shënoi golin e dytë të bavarezëve.
Por, edhe pse është i pakënaqur që nuk është startues, ai thotë se respekton vendimet e trajnerit.Nuk u befasova që nuk startova. Pep dhe unë flasim me njëri-tjetrin andaj e dija se kjo nuk do të ndodhë.
Sigurisht nuk jam i kënaqur me këtë. Por ai e di dhe është i vetëdijshëm se unë jam një lojtar krejtësisht ekipor.
Ndeshja zgjati më shumë se 60 minuta dhe unë jam i lumtur që munda të futem dhe të ndihmoj skuadrën, ka thënë 24-vjeçari gjerman për Sky.