Thohir sjell Messin në Inter
Milano, 17 nëntor - Numri një i Interit, Erick Thohir, në një prononcim për mediat italiane ka folur rreth yllit të Barcelonës, Lionel Messin dhe për mundësitë që kanë \'zikaltërit\' për ta transferuar atë.
\"Messi? Ne do të shohim. Për të do të diskutojmë me krerët e klubit\", deklaroi Thohir.
Shaka apo e vërtetë, e dinë vetëm ai. Gjithsesi, një gjë dihet: Thohir është betuar që do të bëjë cmenduri për ta bërë të madh Interin e tij.