Thaçi viziton klubin e basketbollit të femrave Prishtina
Prishtinë, 1 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar klubin e basketbollit të femrave Prishtina. Me këtë rast kryeministri përcolli nga afër stërvitjet e basketbollisteve të klubit kryeqytetas dhe u njoh me të arriturat e këtij klubi.
\"Do të vazhdojmë të investojmë në sport, si Qeveri e Kosovës sepse është jetike për ne që të përfaqësohemi dhe të afirmohemi. Sporti, natyrisht jo vetëm që do të jetë ambasador por do të jetë me të vërtetë pamja e fuqishme dhe krenaria e qytetarëve të Kosovës, përfaqësimi ynë në garat ndërkombëtare tha kryeministri Thaçi.
Ndërsa trajneri i klubit të basketbollit të femrave Prishtina, falënderoj kryeministrin Thaçi për vizitën, për interesimin që ka për sportin në veçanti për basketbollin dhe për investimet që është duke bërë nëpër palestrat sportive, të cilat po i mundësojnë zhvillimin e aktiviteteve të tyre sportive.