Thaçi: Me Haxhi Krasniqin krenohet i gjithë kombi
Prishtinë, 27 korrik - Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka uruar boksierin kosovar Haxhi Krasniqin për titujt e fituar në kategorinë gjysmë të rëndë në WBO dhe WBA Continental.
E uroj përzemërsisht junikasin tonë Haxhi Krasniqin i cili e mbrojti titullin në kategorinë gjysmë të rëndë në WBO dhe njëherit e fitoi titullin WBA Continental. Pas suksesit të shqiptarëve ne botërorin në Brazil, ky është një triumf i radhës i sportistëve tanë me të cilët krenohet i gjithë kombi, ka shkruar Thaçi në facebook.