Thaçi dhe djali i tij Endriti, blejnë biletat për ndeshjen Kosova - Haiti
Prishtinë, 1 mars - Ka nis shitja e biletave për miqësoren mes Kosovës dhe Haitit e cila do mbet me 5 mars në stadiumin \'\'Adem Jashari\'\' në Mitrovicë.
Interesimi i qytetarë për blerjen e tyre është shfaqur qysh nga momenti i parë i daljes së tyre në shitje. Ndër të parët që ka blerë bileta ka qenë Kryeministri, Hashim Thaçi i shoqëruar edhe nga djali i tij Endriti, dhe Ministri i Sportit, Memli Krasniqi.
Në qendër të Prishtinës ishte hapur pika e shitjës së biletave, tani edhe me logo zyrtare të FIFA-s, pasi që ndeshja Kosova - Haiti është e para në histori të Kosovës që hyn në kalendarin zyrtar të ndeshjeve ndërkombëtare miqësore. Ftoj tifozët të kenë sjellje shembullore dhe të shprehin dashamirësi ndaj mysafirëve të nderuar nga Haiti i largët, shkruan Thaçi në Facebook.