Takim konstruktiv në FIFA
Zurih, 29 tetor - Ka përfunduar takimi ndërmjet krerëve të FFK-së, kryetarit Fadil Vokrri dhe sekretarit të përgjithshëm Eroll Salihu, Sep Blatter dhe krerëve të Federatës së Futbollit të Serbisë, në selinë e FIFA-s.
Takimi ka rrjedhur në frymë shumë konstruktive dhe mirëkuptimi. Është biseduar për problemet e futbollit në rajon. Delegacioni i FFK-së është i ndarë i kënaqur me këtë takim, ndërkohë që do të ketë edhe një takim më 28 nëntor, ndërsa KE i FIFA-s pritet që në mbledhjen e 5 dhjetorit të debatojë dhe të marrë vendim për kërkesat e FFK-së.
Krerët e FF të Serbisë kanë bërë kërkesë që komuniteti serb që jeton në Kosovë të integrohet në futboll, me çka krerët e FFK-së u kanë sqaruar se tashmë ka skuadra nga komuniteti serb që janë pjesë e futbollit të Kosovës.
Delegacioni shpreson dhe beson se më në fund FIFA do të marrë vendime pozitive për çështjet e Kosovës.