Sunderland ofertë për Valmir Berishën
Londër, 18 nëntor - Një Angli e tërë në ndjekje të Valmir Berishës. Sulmuesi me origjinë shqiptare, i cili u shpall golashënuesi më i mirë i Botërorit të 17-vjecarëve me fanellën e Suedisë, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të Premier League-s, së fundmi edhe të Sunderland.
Menaxheri i \"Maceve të zeza\" Roberto De Fanti ka shënjestruar pikërisht 17-vjeçarin që aktivizohet te skuadra e 19-vjeçarëve të Halmstad, madje i ka bërë dhe një ofertë prej 300 mijë eurosh klubit të tij, duke dashur të përfitojë nga fakti që kartoni i sulmuesit është ende i lirë.
Megjithatë për Berishën nuk është vetëm Sunderland që interesohet në Angli, pasi dhe Liverpool e Tottenham kërkojnë të sigurojnë shërbimet e një lojtari që cilësohet si një ndër talentet e ardhshme të futbollit botëror.
Përveç skuadrave angleze, në garë për Valmir Berishën kanë hyrë dhe Roma e Ajax, dy klube që i kushtojnë shumë rëndësi zhvillimit të talenteve.