Sulmohet Boateng, përfundon në spital
Gelsenkirchen, 27 dhjetor - Ish-lojtari i Milanit, Kevin Prince Boateng, është sulmuar në afërsi të qytetit Gelsenkirchen, aty ku dhe luan aktualisht për skuadrën e Schalke 04.
Futbollisti ganez, sipas të dhënave paraprake, besohet të jetë goditur me grusht pranë shtëpisë së ish-bashkëshortes së tij. Gjatë rënies ka thyer edhe një vazo. Menjëherë është transportuar për në spital, ku i janë evidentuar të nxira në qafë dhe në shpinë.
Mbeten ende të panjohura motivet e agresionit ndaj tij. Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje, teksa ka marrë në pyetje edhe disa dëshmitarë.
Hipotezat e para flasin se përgjegjës i këtij sulmi është një mik i ish-gruas së tij. / Top Channel