Suarez humbet edhe kontratën me Adidas
New York, 27 qershor - Kompania e veshjeve sportive, Adidas, ka mbështetur vendimin e marrë nga FIFA për masën e marrë ndaj Luis Suarez.
Sipas goal.com, Adidas do të ndërpresë kontratën me sulmuesin uruguaian, dhe nuk do të bashkëpunojë me për promovimet në pjesën e mbetur të \"Brazil 2014\".
\"Adidas mbështet plotësisht vendimin e FIFA-s. Ne nuk kemi plane për të bashkëpunuar për ndonjë aktivitet shtesë të marketingut me Suarezin gjatë botërorit, thuje në komunikatën e gjigandit të veshjeve.
Suarez është dënuar nga FIFA me 9 ndeshje pezullim nga futbolli internacional me Kombëtaren, dhe 4 muaj nga çdo aktivitet sportiv.