Stegen afër kalimit në Barcelonë
Barcelonë, 7 janar - Borussia Monchengladbach ka lajmëruar që portieri i tyre Marc-Andre ter Stegen do të largohet nga klubi pasi ka refuzuar kontratën e tij të re.
21 vjeçari është parë si njëri prej protagonistëve kryesorë që do të largohet nga skuadra e Bundesligës, me nën-presidentin e Barcelonës Josep Bartomeu që kishte shprehur haptaz admirimin për portierin në nëntor, pasi që pritet edhe largimi i Victor Valdes.
Ter Stegen ka kontratë me skuadrën e Borussia deri më 2015, por klubi ka lajmëruar se është përpjekur për të lidhur një kontratë të re më të, të cilën ai e ka refuzuar.
Ter Stegen do të largohet nga Borussia. Marc na ka informuar ne se nuk do të pranojë ofertën për kontratë të re. Ky vendim nuk na ka befasuar. Shpresoj që do të kalojë në klubin në të cilin ai është përfolur se do të kalojë, ka thënë Max Eberl, drejtor sportiv i klubit.