Stadiumi “Santiago Bernabeu” përfshihet nga flakët
Madrid, 27 maj - Një zjarr shpërtheu në Santiago Bernabeu, stadiumi i Real Madrid, rinovimi i të cilit vlen rreth 500 milion euro.
Pamjet u shfaqën menjëherë në mediat sociale ku tymi i dendur mund të shihej duke u përhapur ndërsa ambulancat nxituan në vendin e ngjarjes. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende dhe Marca raportoi se ai u vu shpejt nën kontroll.
Santiago Bernabeu “i ri”, i shpallur dy vjet më parë nga presidenti i klubit Florentino Perez, pritet të jetë “stadiumi më i mirë në botë”.
“Modern”, “avangardë”, “komfort”, “komoditet”, “siguri maksimale”, “i përparuar teknologjikisht”, termat u përdorën për të përshkruar atë që do të bëhet shtëpia e futbollistëve të Realit në të ardhmen e afërt.
Ai duhet të tejkalojë stadiumet më të mira ekzistuese të tilla si Wembley, Emirates, White Hart Lane, por ndoshta më e rëndësishmja, shtëpinë e rivalit të tyre të madh Atletico Madrid – Wanda Metropolitano