11 Janar 2025

Sportisti la peng shtëpinë e nënës për hir të Olimpiadës

Soçi, 13 shkurt - Patinatori filipinas Michael Christian Martinez, i cili është i vetmi përfaqësues i vendit të vet në Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi, la peng shtëpinë e nënës së tij për hir të pjesëmarrjes në Olimpiadën 2014. Vetëm në këtë mënyrë sportisti mundi të sigurojë paratë e nevojshme për tu përgatitur për konkurrencën.

Nëna e patinatorit iu drejtua për ndihmë Presidentit të Filipineve, por kërkesa e saj mbeti pa përgjigje.

Michael Christian Martinez 17-vjeçar është sportisti i parë filipinas, që nga viti 1992, që merr pjesë në Lojrat Olimpike Dimërore. Sezonin e kaluar ai zuri vendin e 16-të në turneun e \"Katër kontinenteve\" (në të përfshihen patinatorët e të gjitha vendeve, me përjashtim të atyre të Evropës), ndërsa në Kampionatin Botëror të Juniorëve ai u pozicionua në vendin e pestë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)