Spartak Moscow ofron 20 milion euro për Shaqirin
Xherdan Shaqiri po vazhdon të merr oferta pak ditë para mbylljes së afatit kalimtar të verës, i cili përfundon të hënën.
Së fundi, Spartak Moscow ka hyrë në garë për Xherdan Shaqirin. Skuadra ruse i ka ofruar Bayern Munichut 20 milion euro për yllin kosovar, raporton portali rus, www.sovsport.ru.
Ish mesfushori i Baselit njihet mirë nga trajneri i skuadrës ruse, Murat Yakin. Ky i fundit, deri para pak muajve ka punuar në futbollin zviceran dhe ka drejtuar këto skuadra Concordia Basel, Thun, Luzern dhe Basel.
Por, Shaqiri është edhe objektiv i Interit, Juventusit dhe Atletic Madridit. Reprezentuesi zviceran sipas gjitha gjasave do të largohet nga klubi bavarez, pasi është i pakënaqur me rolin e rezervisti.