11 Janar 2025

Sot vendimi për Kosovën

Cyrih, 13 janar -  Vendimi për kërkesën e futbollit të Kosovës pritet të merret sot (e hënën) në mbledhjen e Komitetit për Çështje Urgjente të FIFA-s. Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) janë të bindur se të hënën do të vendoset për kërkesën e tyre.

“Takimi i dytë trepalësh, në krahasim me mbledhjen e kaluar, ka sjellë disa përparime. Presim që të hënën FIFA të vendosë lidhur me ndeshjet tona miqësore”, kishte deklaruar Vokrri.

FFK-ja është e gatshme të mos e pyesë fare Serbinë për zhvillimin e ndeshjeve miqësore.  Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Serbisë kanë bërë me dije se janë duke u munduar t’ia pamundësojnë FFK-së pranimin në FIFA e UEFA derisa të mos zgjidhet statusi i Kosovës në OKB.

Mirëpo drejtuesit e futbollit serb e kanë lënë të hapur edhe mundësinë e dytë, se në rast se vjen deri te një vendim për zhvillimin e ndeshjeve miqësore me shtetet që e kanë pranuar Kosovën, atëherë nuk duhet të ketë kurrfarë përdorimi të simboleve shtetërore dhe në fanella, krahas emrit Kosovë, duhet të jetë edhe fusnota me madhësinë e shkronjës ‘O’. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)