08 Janar 2025

Sinisha Mihajlloviq emërohet trajner i ri i Milanit

Milano, 16 qershor - Milani ka zyrtarizuar shkarkimin e Filippo Inzaghit nga detyra e trajnerit të skuadrës dhe gjithashtu ka zyrtarizuar zëvendësuesin e tij, Sinisa Mihajloviç.

Trajneri serb ka firmosur për dy sezonet e ardhshme me kuqezinjtë.

Sezonin e kaluar, Milani përfundoi kampionatin në vendin e dhjetë dhe nuk do të jetë në asnjë kompeticion europian për të dytin vit radhazi.

Inzaghi ka pasur një karrierë të shkëlqyer me Milanin si lojtar, duke fituar dy kampionate, një Kupë Italie, dy Superkupa Italie, dy Champions League, dy Superkupa Europe dhe një Botëror Klubesh, por si trajner rezultatet e tij ishin zhgënjyese.

Inzaghi ka luajtur për Milanin nga viti 2001 deri kur është pensionuar më 2012.
 
AC Milan ka fituar gjithsej 18 tituj në Serie A dhe shtatë kupa evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)