Simeone pezullohet për tetë ndeshje
Madrid, 25 gusht - Diego Simeone nuk do ta udhëheq Atleticon në tetë ndeshjet e radhës.
Për shkak të gjestit të tij ndaj gjyqtarit të katërt në sfidën mes Atletico Madridit e Real Madridit, Diego Simeone është dënuar rëndë nga federata spanjolle.
Simeones iu shqiptua dënimi prej tetë ndeshjesh pezullim pas incidentit me gjyqtarin e katërt të sfidës, përcjell El Mundo Deportivo.
Dënimi për Simeonen do të hyjë në fuqi qysh prej ndeshjes së radhës dhe do të vlejë për të gjitha ndeshjet e organizuara nga federata spanjolle.