Shumaher në gjendje kome
Paris, 5 janar - Kampioni më i madh në historinë e Formula 1, gjermani Mihael Shumaher mbushi 45 vjet dhe ndodhet ende në spital në juglindje të Francës, ku po mbahet në gjendje kome artificiale pas aksidentit me ski, në të cilën rrethanat mbeten ende të paqarta.
Shumi është i shtruar në spital në kujdesin intensiv të një dëmtimi të rëndë në kokë në Qendrën Spitalore Universitare (CHU) në Grenoble, që prej së dielës, kur pësoi aksidentin në Meribel, stacion turistik mjaft prestigjioz në Alpet franceze. Nuk bëhet e ditur ecuria e gjendjes së tij shëndetësore ditën e sotme, ndërkohë që vaxhdon të cilësohet si e qëndrueshme, por ende kritike.
Zëdhënësja për shtyp si dhe menaxherja e tij, Sabine Kehm, refuzoi të flasë përpara 100 gazetarëve, që ndodhen në parkingun e departamentit të urgjencës të spitalit