Shqiptarët e Zvicrës protestojnë para UEFA-s
Gjenevë, 17 tetor - Emigrantët shqiptarë do të protestojnë para godinës së UEFA-s në Zvicër. Incidenti në stadiumin e Partizanit të Beogradit ka shtyrë emigrantët që jetojnë në Zvicër të mblidhen së bashku për të protestuar në mënyrë paqësore para godinës zyrtare të UEFA-s në Zvicër.
Protesta është parashikuar që të zhvillohet në fundjavë, por ende nuk dihet se në çfarë date konkretisht.
Kësaj proteste priten ti bashkohen shumë shqiptarë emigrantë, të cilët jetojnë në Zvicër. Ata do i kërkojnë UEFA-s që të marrë një vendim sa më të drejtë, për dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve në ndeshjen Serbi-Shqipëri, në 14 tetor, raporton News 24.
Në krye të protestës pritet që të jetë shqiptari Besnik Benzi. Ky i fundit premtoi 1 milion euro nëse Kombëtarja Shqiptare do të fitonte në ndeshjen.