Shqipëria e 22 në ranglistën e FIFA-s
Tiranë, 3 shtator - Kombëtarja shqiptare ka rënë për tri pozita në ranglistën e FIFA-s për muajin shtator.
Kombëtarja shqiptare ka rënë për tri pozita më poshtë në ranglistën e re të FIFA-s, e cila është publikuar sot.
Ekipi kuqezi tani gjendet në pozitën e 25-të, për dallim nga vendi i 22-të ku ishin një muaj më parë.
Shqipëria mund të përmirësojë këtë rënie në ranglistë nëse tregon sukses në përballjet me Danimarkën që zhvillohet nesër dhe kundër Portugalisë.
Në pesë pozitat e para nuk ka ndryshime. E para është Argjentina ndërsa pas saj renditen Belgjika, Gjermania, Kolumbia dhe Brazili.