10 Janar 2025

Shqipëri - Serbi, sot vendimi i Apelit të UEFA-s

Gjenevë, 2 dhjetor - Sot pritet që Komisioni i Apelit në UEFA të japë verdiktin e tij për ankesat e Federatës Shqiptare të Futbollit, në lidhje me vendimet e marra nga Komisioni i Disiplinës për ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u ndërpre për shkak të dhunës së tifozëve serbë ndaj lojtarëve të kombëtares kuqezi.

Drejtuesit e Federatës shqiptare kanë njoftuar se kërkojnë ndryshimin e vendimit të Disiplinës dhe dhënien e fitores në tavolinë kombëtares shqiptare.

Ndërkohë, mediat serbe shkruajnë se Federata serbe ka 2 pritshmëri: së pari, që Serbisë t’i kthehen tri pikët dhe, së dyti, që ndeshja të luhet sërish në një fushë asnjëanëse dhe pa praninë e tifozëve.

Sfida Serbi-Shqipëri, e cila u luajt më 14 tetor në Beograd, u ndërpre në fund të pjesës së parë, pasi tifozët serbë pushtuan fushën dhe sulmuan futbollistët e kombëtares shqiptare. Komisioni i Disiplinës në UEFA i dha fitoren në tavolinë Serbisë dhe gjobiti të dyja Federatat me nga 100 mijë euro. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)