Shqipëri Kosovë, më 22 prill në Elbasan
Prishtinë, 13 prill - Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll do ta zhvillojë një ndeshje historike me Kombëtaren e Shqipërisë më 22 prill në Elbasan. Kjo njëherësh do të jetë përballja e parë në historikun e dy vendeve që luajnë në këtë sport.
Ndërkohë, Kosova po bëhet gati për ndeshjen kualifikuese për Evropian, të cilën do ta zhvillojë ndaj Italisë, më 29 prill. /Zëri/