Shkarkohet trajneri i Norvegjisë, Egil Olsen
Oslo, 28 shtator - Norvegjia ka shkarkuar trajnerin Egil Olsen. Federata e këtij vendi ka vendosur që të ndërpresë kontratën me teknikun 53-vjeçar, për shkak të rezultateve aspak të mira të kombëtares nordike. Në vend të tij është emëruar Matias Hogmo.
Norvegjia renditet në vendin e katërt me 11 pikë, 7 më pak se Zvicra e vendit të parë. Dramën më të madhe në këto eliminatore Norvegjisë ia shkaktoi Shqipëria, pasi kuqezinjtë i mundën në shtëpinë e tyre vikingët dhe u morën një barazim në Tiranë, duke u marrë në total 4 pikë.
Humbja me Shqipërinë pati pasoja të rënda jo vetëm në ecurinë e norvegjezëve, por edhe në raportin e Olsenit me federatën dhe tifozët.