11 Janar 2025

SHBA kërkon largimin e Rusisë nga Botërori 2014

Washington, 10 mars - SHBA kërkon largimin e Rusisë nga Botërori 2014Tensionet Rusi-SHBA përcillen edhe në sportin e futbollit.

Sipas mediave amerikane, dy senatorët, Mark Kirk e Dan Coats i bëjnë një kërkesë deri diku të pazakontë FIFA-s, së cilës i kërkojnë përjashtimin e Rusisë nga Botërori 2014 që starton gjatë muajit qershor në Brazil.

“Pas pushtimit të Rusisë e cila ka shkelur sovranitetin e Ukrainës, i kërkojmë FIFA-s të marrë në konsideratë pezullimin e përkohshëm të Fedaratës Ruse të Futbollit dhe si pasojë edhe përjashtimin e kësaj kombëtareje nga Kupa e Botës”, shkruhet në letrën e dërguar nga dy senatorët në selinë e FIFA-s në Zyrih.

Por dy ligjvënësit amerikanë nuk ndalen këtu, sepse në letër ata kërkojnë gjithashtu që organi më i lartë i futbollit botëror t’I heqë Rusisë edhe të drejtën e organizimit të Botërorit 2018.

Kjo është hera e parë që në konfliktin mes dy vendeve përfshihet edhe futbolli. Nga ana tjetër, FIFA është organi që merr një vendim përfundimtar në raste të tilla, por mundësitë e përjashtimit të Rusisë nga Kupa e Botës janë pothuajse zero.

Rusia që siguroi kualifikimin direkt në botërorin e Brazilit bën pjesë në Grupin H bashkë me Belgjikën, Algjerinë dhe Korenë e Jugut. Kombëtarja e Fabio Capellos do të debutojë me ndeshjen kundër kombëtares aziatike në datën 17 Qershor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)