11 Janar 2025

Shaqirin nuk do të largohet nga Bayerni i Mynihut

Mynih, 24 mars - Shumë diskutime për të ardhmen me zëra lart e poshtë që tentojnë ta largojnë gjithnjë e më tepër Xherdan Shaqirin nga Bayerni i Mynihut.

Nga Pep Guardiola, 22-vjeçari i lindur në Gjilan konsiderohet si lojtari më i rëndësishëm i stolit, por minutat e pakta në fushë ia kanë prishur humorin futbollistit shqiptar me pasaportë zviceriane.

Spekulimet morën tatëpjetën kur në fillim të këtij muaji vetë Shaqiri u shpreh i hapur ndaj ofertave nga klube si Liverpool, Juve e Napoli, ndërsa pak javë më vonë vëllai dhe njëkohësisht agjenti i tij, i hodhi më shumë benzinë zjarrit me gatishmërinë për të negociuar me klubet më të mëdha të Europës.

Të gjitha këto zhvillime nuk janë pritur aspak mirë në Zvicër, ku ish mesfushori i kombëtares helvete dhe i Bayernit, Ciriaco Sforza deklaroi për të përditshmen “Blick” se sjellje të tilla jo vetëm që nuk janë të pëlqyeshme, por mund të shkaktojnë probleme te familja bavareze. Për të sqaruar situatën, tani është vetë Xherdan Shaqiri që tenton të shpjegojë pozicionin e tij, edhe pse nuk e përjashton opsionin e lamtumirës nga Allianz Arena.

“Kurrë nuk kam thënë se dëshiroj të largohem. Jam shumë i lumtur në Mynih dhe as që e kam çuar ndërmend variantin e largimit. Opinioni i vëllait tim është trajtuar ndryshe nga çfarë ka thënë në të vërtetë, por sigurisht, nëse një klub i madh vjen dhe ka interes, atëherë mund ta marret në konsideratë. Kështu ndodh me çdo lojtar”.

I transferuar me bujë të madhe nga Baseli në 2012-ën për shumën e 11.2 milionë Eurove, Shaqiri ka një kontratë që i skadon pas dy vjetësh me kampionët e Gjermanisë. Në fitoren 2-0 kundër Mainzit, mesfushori shqiptar luajti për 17 minutat e fundit në ndeshjen e 15-të për të në këtë sezon të Bundesligës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)