Shaqiri sulmon Mancinin
Romë, 20 mars - Mesfushori i Interit, Xherdan Shaqiri reagoi ashpër pas vendimit të trajnerit Roberto Mancini për tu ngrohur, por pa u inkuadruar fare në lojë kundër Wolfsburgut.
Xherdan Shaqirit nuk i pëlqeu që u ngroh por pa u inkuadruar fare në lojë në ndeshjen e kthimit kundër Wolfsburgut në Europa League.
Ylli kosovar nuk ishte titullar për shkak të lëndimit që pësoi në duelin e parë.
Por, trajneri Roberto Mancini nuk e inkuadroi fare në lojë.
Pse duhet të ngrohem nëse nuk do të luaj?, tha Shaqiri, raporton Mediaset Premium.
Mancini vendosi të mos e rrezikojë Shaqirin duke parë se skuadra nuk ishte afër të përmbys disavantazhin 3:1 nga ndeshja e parë. (RTK)